Përballje

Kosovë: Playoff në superligën e Kosovës


Fundjava ishte dramatike për skuadrat dhe tifozët e basketbollit kosovar.

Rënditja tabelare ishte befasuese pasi tre ekipe ishin me pikë të barabarta dhe liderët e ligës të cilët u kualifikuan direkt për “Playoff” ishin Ponte Prizreni dhe Rahoveci.

Ndeshjet e fundjavës përfunduan me fitoren e Prishtinës përball Bashkimit, Rahoveci triumfuan kundër Golden Eagle Yllit, Peja dominuan Vëllaznimin dhe Ponte Prizreni mposhtën Trepçën.

Prishtina dhe Bashkimi u kualifikuan në Play-off, pasi kanë nga 39 pikë, aq sa Trepça, por kur tri skuadra kanë pikë të barabarta, atëherë shikohen ndeshjet direkte mes tre skuadrave. Prishtina renditet në vendin e pestë, Bashkimi në vendin e gjashtë dhe Trepça do të luajë në “Play-out” me finalistin e Ligës së Parë.

Ndërsa Vëllaznimi kanë rënë nga Superliga, edhe pse kishin plot performanca të mira.

Ndeshjet e para të “Playoff-it” të ligës së parë fillojnë sot në ora 17:00 ku do përballen:

RC Cola Drita – Marigona Hill Prishtina

Istogu – AS Prishtina

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore