Lajme

Kosovë: Përsëri Kuvendi nuk ka kuorum për ratifikimin e marrëveshjeve financiare ndërkombëtare


Kuvendi i Kosovës

Të mërkurën ka vazhduar seancës plenare e të premtes së kaluar. Në mungesë të kuorumit nuk ishin arritur të miratohen katër marrëveshjet ndërkombëtare ani pse në sall të pranishëm ishin 93 deputetë.

Njëjtë ka ndodhur edhe të mërkurën. Në seancë nuk kishte kuorum të mjaftueshëm për ratifikim të marrëveshjeve.

Votimi për katër marrëveshjet ndërkombëtare është shtyrë për më vonë.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bugujevci ka thënë se “Votimi 08/L006 për ratifikimin e amandametimit të marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për investime për financimin e projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhor 10 për shkak që prapë mungon kuorumi këtë pikë do ta shtyjmë më vonë”.

As pika e dytë e rendit të ditës nuk ka pas kuorum. Në sallë kanë qenë të pranishëm vetëm 70 deputet dhe gjatë votimit nuk ka marrë votat e mjaftueshme për të kaluar.

Shqyrtimi i projektligjit nr.08/L-019 për amendamentin 02 të marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së dukës së madhe të Luksemburgut, për projektin e bashkëpunimit për projektin KSV/017, Programi për mbështetje shëndetësore, pjesa dy.

Ministri i ekonomisë dhe transferove, Hekuran Murati ka kërkuar nga deputetët që të votohen marrëveshjet financiare ndërkombëtare.

Në fjalën e tij në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), deputeti Bedri Hamza ka thënë se stabiliteti makro-fiskal duhet të jetë top prioritet për secilën qeveri dhe kështu duhet të jetë në vazhdimësi.

Ai ka thënë se ambiciet e partisë në pushtët ku vetëm brenda vitit 2021 planifikon të rrit borxhin publik për rreth gjysmë miliardi euro “tregon që ne po rrezikojmë të futemi në një situatë ku t’i ngarkojmë gjeneratat e reja me obligimet pa sqarimet e nevojshme”.

Edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës  dhe Ligji për borxhin publik e ka parapa që marrëveshjet financiare ndërkombëtare kanë nevojë që t’i kenë 2/3 e votave e përbërjes së Kuvendit ka thënë ai.

Në emër të grupit parlamentar të PDK-së dhe si parti opozitare ai ka thënë se ”kemi kërkuar dhe po insistojmë që të ketë pak më shumë transparencë, pak më shumë detale, pak më shumë llogaridhënie, kogja shumë më shumë përgjegjësi rreth ngarkimit të gjeneratave të reja me obligime si rezultat i huamarrjes dhe borxhit publik”.

Ai ka thënë se nuk mundet që Qeveria t’i vë para një situate “merre ose le” kur bëhet fjalë për rritjen e borxhit publik.

Hamza ka bërë me dije se borxhi publik duhet të kufizohet në 30% sipas ligjit, ndërsa neve na vjen që këta kufij të ndërrohen, andaj ai ka thënë se subjekti politik i tij nuk mundet me i përkrah në këtë formë kërkesat e partisë në pushtet.

Të hyrat prej gjysmë miliardi euro kanë impakt në rritjen ekonomike, por sipas tij duhet të sqarohet nga pozita se ”çka ndodh pas 3 vitesh dhe pas 4 vitesh” dhe me këtë gjendje “ne nuk mund t’i përkrahim këto marrëveshje financiare ndërkombëtare”.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri gjatë fjalës së tij ka ngritur disa qështje në raport me marrëveshjet financiare ndërkombëtare.

“Deputeti, Pal Lekaj, në komision dhe në takim me ministrin, ka kërkuar të trajtohet seriozisht çështja amandamentimit të legjislacionit në mënyrë që këto marrëveshje të hyjnë në paketë, në kufijtë buxhetor të lejuar dhe jo të bëhet një eksperimentim i rritjes së borxhit publikë. Pastaj ,ky borxh publikë, në vend së të bëhet lehtësues i funksionimit të buxhetit të konsoliduar dhe të programimit të qeverisë, të kthehet në një barrë të pa tejkalueshme”, ka thënë Tahiri.

“Ne në sallë nuk i kemi as 80 deputetë. A po duam me vendos vetëm për mos me u votua apo kemi synim për me i votua këto marrëveshje. Sa deputetë janë në sallë. Po ju pyes nënkryetare a janë 80 deputetë në sallë”, tha ai.

Pika e tretë e rendit të ditës është ajo shqyrtuar projektligjin nr.08\008 për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe agjencisë austriake ADA.

Komisioni për Arsim, Shkencë Teknologji dhe Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport në bazë të nenit 60 dhe 62 të rregullores së Kuvendit në mbledhjen e mbajtur me 13 korrik të vitit 2021 në cilësi të komisionit funksional ka shqyrtuar projektligjin nr.08\008 për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe agjencisë austriake ADA për zhvillim për zbatimin e projekteve, hulumtimit dhe shkencave të aplikuara në arsimin e lartë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Ardian Gola në fjalën e tij për arsyetimin e këtij projektligji ka thënë se komision në fjalë i cili është funksional, ka shqyrtuar projektligjin për ratifikimin e kësaj marrëveshje. Sipas tij e vlerëson se ky projekt synon të bëjë sektorin publikë të arsimit të lartë dhe të kërkimeve shkencore më konkurrues në përputhje me zonat evropiane të arsimit të lartë.

“Zonën evropiane të kërkimeve shkencore dhe objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, që kanë të bëjnë me cilësinë, ndërlidhjen e ekonomisë me tregun e punës, bashkëpunimin ndërkombëtarë dhe dimensionin social të arsimit të lartë”, ka thënë ai.

As ky projektligj nuk ka kaluar për shkak të mungesës së kuorumit.

Seanca plenare po vazhdon të mbahet me pikat e tjera të rendit të ditës.

Ndërsa deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), nuk janë të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Gjatë seancës janë zhvilluar replika dhe kundër replika ndërmjet deputetëve të opozitës dhe pozitës lidhur me propozimet e Qeverisë për marrëveshjet ndërkombtare financiare.

Ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare kërkon 2/3 e votave të deputetëve. Për të pasur një shumicë të tillë pozitës i duhet të ketë një konsensus edhe me partitë opozitare për të siguruar votat e tyre.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore