Lajme

Kosovë: Përleshje me armë zjarri – një i vdekur dhe dy të plagosur


Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar pas një përleshje me armë në qytetin e Mitrovicës në Kosovë.

Lajmin për vrasjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit janë plagosur tre persona, si pasojë njëri nga te plagosurit i moshës 23 vjeçare ka vdekur”, ka thënë ai.

“Vdekjen e ka konstatuar mjeku, ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim te mëtejmë mjekësor”.

Sipas zëdhënësit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në rrugën “Bislim Bajgora” në një lagje të Mitrovicës.

Ende askush nuk është arrestuar për këtë rast, derisa nuk dihet se cili ka qenë motivi i përleshjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore