Lajme

Kosovë: Përfshihet nga flakët një autobus nga Novi Pazari


Në orët e para të mëngjesit gjatë ditës së martë, një autobus me tabela të Novi Pazarit është përfshirë nga flakët, në magjistralen Hani i Elezit – Kaçanik.

Në një prononcim për Albanian Post, Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma ka thënë se ende janë të pa njohura shkaqet se si ka ndodhur zjarri, por mësohet se shoferi dhe të gjithë pasagjerët kanë arritur të dalin nga autobusi, pa u lënduar.

Ky autobus, kishte rreth 20 pasagjer. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot rreth orës 09:30 një autobus me targa të huaja i cili po qarkullonte nga Hani Elezit në drejtim Kaçanikut, posa arrin tek vendi “Kulla me qeshmë” për shkaqe tani për tani të panjohura, përfshihet nga flaka. Pas kësaj ndalon skaj rrugës dhe të gjithë pasagjerët dhe drejtuesi i autobusit arrijnë të dalin jashtë dhe nuk ka asnjë të lënduar”, ka deklaruar Veseli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore