Lajme

Kosovë: Mbyllen 12 lokale për shkak të mos respektimit të masave anti-COVID


Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit e Kosovës së bashku me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar në Prishtinë 127 inspektime për mosrespektimin e masave anti-COVID.

Lamir Thaçi, zëdhënës i AVUK-ut, ka thënë për Albanian Post se nuk do të ketë tolerime për shkelësit e Ligjit për Parandalimin e Pandemisë.

“Çdo shkelës i vendimeve të Qeverisë dhe ligjit anti-COVID do të ndëshkohet dhe “do të jemi të pa kompromis ndaj secilit”, tha Thaçi.

Sipas tij, në aksionin e mbrëmshëm “janë gjobitur 18 fizike, 18 juridike dhe janë mbyllur 12 lokale”.

Ai tutje ka treguar se nuk është caktuar ndonjë kohë se sa do të zgjasë kjo mbyllje e lokaleve.

“Kohë zgjatja për mbylljen e këtyre lokaleve nuk është e caktuar me ndonjë ligj apo ndonjë vendim, inspektori e vlerëson se nëse janë plotësuar kushtet për rihapje atëherë do rihapen”, përfundoi ai.

Lamir Thaçi theksoi se secili qytetar e ka për obligim të zbatojë masat anti-COVID.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore