Lajme

Kosovë: Mbi 1 milion votues certifikohen nga KQZ-ja, gati 50 mijë nga ta votojnë për herë të parë


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, sipas të cilës janë 1 milion e 794 mijë e 862 votues.

Në zgjedhjet e së dielës, Kosovës i janë shtuar gati 50 mijë votues të rinj ka njoftuar KQZ-ja.

“Numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje, që do të votojnë për herë të parë pasi kanë mbushur 18 vjeç pas zgjedhjeve të vitit 2019 është 49 mijë e 198 votues”.

Ndërsa numri i atyre që nuk kanë qenë në listën votuese të atyre zgjedhjeve, e të cilët konsiderohen të regjistruar për herë të parë në regjistrim qendror civil mes dy palë zgjedhjesh është 10 mijë e 433 votues.

Po ashtu KQZ ka certifikuar 28 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, si dhe 21 parti politike, dy koalicione dhe pesë iniciativa qytetare.

“Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 1 mijë e 52 kandidatë”.

“Numri i atyre që nuk kanë qenë në listën votuese të atyre zgjedhjeve, e të cilët konsiderohen të regjistruar për herë të parë në regjistrim qendror civil mes dy palë zgjedhjesh është: 10 mijë e 433 votues”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore