Zgjedhjet në Kosovë

Kosovë: Listës së votuesve nga diaspora i shtohen edhe 144 persona


Listës së votuesve nga diaspora i janë shtohen edhe 144 persona, pas ankesës në Panelin Zgjedhorë për Ankesa dhe Parashtresa.

Njëzet e katër orë pas mbylljes së afatit për të aplikuar si votues nga diaspora, PZAP ka pranuar 931 e-maila nga diaspora.

“Prej këtyre komunikimeve 281 e-maila kanë pasur të bashkangjitur formularin e ankesave/apeleve dhe shkresa tjera të lëndës, të cilat PZAP-i i ka konsideruar si të afatshme dhe ligjërisht të rregullta për procesim dhe shqyrtim.

Ndërsa email-at tjerë më shumë janë konsideruar si komunikime rreth aplikimit në KQZ, duke përfshirë këtu edhe mospërfshirjen e tyre në listën e votuesve, për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit”, njofton PZAP.

Tutje nga 281 ankesat e paraqitura, 144 janë pranuar si të bazuara dhe PZAP ka urdhëruar KQZ-në që t’i përfshijë në listën e votuesëve nga diaspora. Ndersa 124 ankesa janë refuzuar për shkak se nuk kanë ofruar dëshmi të mjaftueshme për ankesën e tyre.

Kujtojmë se afati për ankesa në PZAP ishte nga ora 18:00 të datës 2 shkurt 2021 e deri ne ora 18:00 te datës 3 shkurt 2021.

Listës së votuesve nga diaspora i shtohen edhe 144 persona.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore