Lajme

Kosovë: Komisioni Parlamentar miraton projektligjin për ndryshim e Ligjit të Zgjedhjeve


Me gjashtë vota për, Komisioni për Legjislacion e ka miratuar projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme. I njëjti i është proceduar Kuvendit për shqyrtim prej orës 21:30.

Ndërsa për rreth një orë është zhvilluar një debat mes deputetëve të pozitës dhe opozitës në këtë komision, derisa këta të fundit më pas dolën nga mbledhja.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka kritikuar iniciativën për Ndryshim të Ligjit të Zgjedhjeve të Përgjithshme në vend.

Ai tha se “kjo është një çështje e cila do të duhej të marrë më shumë kohë, dhe jo të merrej vendim brenda natës”.

“Është legjislatura e tretë që marrë pjesë por është hera e parë që pa mbledhje konstituive të Komisionit ne drejt futemi në materie”, tha Selmanaj në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion.

Qeveria e Kosovës ka votuar Projektligjin për ndryshimet në Ligjin për Zgjedhje dhe ia ka proceduar Kuvendit për votim.

Në mbledhjen e egzekutivit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “ky projektligj është inicuar edhe në legjislaturat e kaluara dhe se mundëson votimin e diasporës në ambasada dhe konsullata duke ua ofruar mundësinë për votim më të lehtë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore