Lajme

Kosovë: Katër të vdekur nga COVID-19


Brenda 24 orëve, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se katër persona kanë humbur jetën nga COVID-19, derisa janë regjistruar 1 mijë e 401 raste të reja.

Sipas MSH-së, janë shëruar 1 mijë e 219 persona.

Raste aktive me Coronavirus janë 9 mijë e 408. Brenda 24 orëve në Kosovë janë vaksinuar 168 persona.

Më 20 korrik, Qendra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) e ka renditur Kosovën si një shtet me rrezikshmëri të lartë sa i takon COVID-19.

Ajo në përditësimin e saj të fundit ka renditur vendet e reja: Kolumbia dhe Paraguai, Irakun, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Përcaktimi zbatohet për vendet që kanë pasur më shumë se 100 raste për 100 mijë banorë në 28 ditët e fundit.

Niveli 2 dhe Niveli 1 konsiderohen respektivisht me rrezik “të moderuar” dhe “të ulët”.

Kështu Kosova u ngjit me dy shkallë këtë javë nga niveli 1 në të 3-të.

Ndërkohë edhe sot në Kosovë është shënuar numër i madh i të infektuarve me COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore