Përballje

Kosovë: Java e 24-të në Superligë sjell derbin e Anamoravës


Të enjten në ora 13:00, do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e mbetura të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll, aty ku Drita do të përballet me Gjilanin, dhe Arbëria luan kundër Ballkanit.

Pa dyshim që vëmendja do të jetë në Gjilan, aty ku Drita luan derbin e zjarrtë lokal me Gjilanin apo ndryshe siç njihet “Derbi i Anamoravës”.

Drita e rikthyer në pozitën e parë në tabelë, pret në cilësinë e skuadrës vendase Gjilanin, të cilët ndodhen në një pozitë të palakmueshme në tabelë, dhe ky takim mund të jetë vendimtar për të ardhmen e trajnerit të tyre Bylbyl Sokoli.

Drita aktualisht është në pozitën e dytë në tabelë, të cilët pas 23 ndeshjeve, kanë grumbulluar 50 pikë, aq sa ka edhe Prishtina e vendit të parë por me një lojë më shumë të zhvilluar.

Në anën tjetër, Gjilani që nuk po kalon formë aspak të mirë të cilët fitoren e fundit e kanë arritur në muajin dhjetor të vitit të kaluar, deri më tani kanë arkëtuar 33 pikë dhe gjenden në pozitën e katërt në tabelë.

Në dy ndeshjet e kaluara të këtij sezoni, Drita fitoi njërën me rezultat 2:3, ndërsa tjetra përfundoi pa gola.

Ndërsa, që nga pasufta, “Derbi i Anamoravës” është luajtur 32 herë, në të cilat “bardhekaltërit” kanë më shumë fitore gjithsej 12, kundrejt 10 barazimeve dhe 10 fitoreve të Gjilanit.

Ndeshja tjetër e kësaj jave, do të zhvillohet në mes të Arbërisë dhe Ballkanit, ndeshje kjo e cila do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Në fakt ekipit nga Lipjani nuk po i ecën me stadiumet në të cilat zhvillon ndeshjen në cilësin e vendasit, pasi që ky është stadium i katërt në këtë sezon që po e ndërron Arbëria.

Ballkani aktualisht mban pozitën e tretë në tabelë më 48 pikë, dhe në rast të fitores do ta parakalonte Prishtinën e vendit të parë me një pikë.

Ndërsa Arbëria gjendet vetëm një pozitë më lartë nga zona e rënjes nga Superliga, ata kanë grumbulluar 26 pikë gjithsej nga 23 ndeshje të luajtura.

Dy ndeshjet e para ndërmjet tyre në këtë sezon, triumfoi Ballkani me rezultat 2:1 dhe 2:4.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore