Kampionate

Kosovë/Java e 15-të e Superligës së basketbollit


Rahoveci – Vëllaznimi

Rahoveci fiton kundër Vëllaznimit dhe ruan kryesinë e klasifikimit. Ndonëse lufta për epërsi u lëkund shumë gjatë pjesëve, rahovecasit vulosën ndeshjen me 72:67.

Megjithëse pjesa e parë u mbyll në favor të kuqezinjve gjakovar (40:41), Vreshtarët e Rahovecit treguan se dinë të sillen edhe kur shpirti luftarak i Vëllaznimit futet në lojë.

Rahoveci dallon Marvin Jones, i cili shënoi 24 pikë dhe kërceu gjashtë herë, edhe Isaiah Traylor me 22 pikë e katër kërcime.

Ana e Vëllaznimit spikat Christopther Hortman me 17 pikë e tetë kërcime.

Rahoveci vazhdon kampionatin me rekord të shkëlzyer; 12 fitore e tre humbje, ndërsa Vëllaznimi katër fitore e 11 humbje.

Bashkim – Trepça

Pasi humbi 10 herë rresht, Trepça rikthehet me fitore kundër Bashkimit në javën e 15-të të Superligës së Kosovës me rezultatin 91:97.

Drilon Hajrizi duket se ka shkëlqyer pas rikthimit të tij me mitrovicasit dhe u bë lojtari më i dalluar I javës (Most Valuable Player/MVP) me 25 pikë të shënuara gjatë lojës kundër Bashkimit ndërkohë që kishte 14 pikë dhe pesë asistime, me një indeks prej 33 pikësh.

Për më tepër, për 35 minuta qëndrim mbi parket përpara se të pesonte tetë herë faul, Hajrizi arriti të vjedhë një top dhe të bllokojë një top të nisur për pikë.

Peja – Sigal Prishtina

Derbin Peja – Sigal Prishtina, e fiton Peja me rezultatin e thellë 101:74 (22:24, 25:26, 22:13 dhe 32:11).

Ndeshja midis dy ekipeve rivale, nisi mjaft e barabartë por shumë shpëjt orteku i krijuar nga pejanët ishte tepër i madh për t’u përballuar nga prishtinasit.

Ndonëse çerekun e parë dhe të dytë Prishtina i fitoi  (22:24 dhe 25:26), mbizotërimi në cerekun e tretë dhe sidomos në 10 minutëshin e fundit të lojës (22:13 dhe 32:11), e shkëputi Pejën nga diferenca e ngushtë në gjysmën e parë.

Brandon Walter, Dardan Berisha, Dion Dixon dhe Marko Peroviq qenë më të dalluarit e Pejës; Walter me 21 pikë dhe 16 kërcime, Berisha 27 pikë dhe nëntë kërcime, Dixon 28 pikë dhe pesë asistime ndërsa Peroviq shënoi 21 pikë e pesë kërcime.

Në krahun e Sigal Prishtinës Daniel Lekndreaj dhe Don Polloshka u dalluan më shumë. Lekndreaj me 17 pikë dhe Polloshka me 15 pikë e tetë kërcime.

Peja shënon 10 fitore dhe pesë humbje, ndërsa Sigal Prishtina katër fitore dhe 11 humbje.

Ponte Prizreni Golden Eagle Ylli

Ndeshja midis suharekasit të Golden Eagle Yllit kundër Ponte Prizrenit, u veçua si një përballje spektakolare ku Ylli triumfoi me rezultatin 95:99.

Gzim Morina dhe Erion Kastrati, hyrjet e reja të Yllit, debutuan në këtë përballje. Por, veçanërisht fundori Kastrati dalloi duke shënuar 24 pikë, tetë asistime dhe tre kërcime. Morina shënoi 10 pikë dhe 12 kërcime.

Nga pala e Ponte Prizrenit, Wilbekin, i cili shënoi 21 pikë dhe Clark me 19-të, mund të veçohen lehtësisht.

Jeremiah Paige shënoi plot 29 pikë për Prizrenin, por fatkeqsisht nuk mjaftoi përformanca e tij për t’i dhënë fitoren vendasve./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore