Lajme

Kosovë: Hiqet polica kufitare për mërgimtarët


ilustrim, kufiri Kosovë - Shqipëri

Nga dita e mërkurë, mërgata nuk ka nevojë të paguajë për policën kufitare. Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, përmes një njoftimi në Facebook.

Sipas Ministrit Murati, me marrëveshjen e arritur, në mes të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), do të kursehet mbi tre milionë euro.

“Mërgata nuk ka nevojë të paguajë për policën kufitare. Me marrëveshjen e arritur, me BQK dhe BKS Qeveria mbulon çmimin e reduktuar për 35%. Nëse llogariten edhe kursimet e tarifave bankare, me këtë marrëveshje do të kursehen mbi 3 milionë euro”.

Murati ka pohuar se dikasteri të cilën e udhëheqë do të angazhohet edhe më tej për të gjetur një zgjidhje të përhershëm për problemin e pagimit të polices kufitare.

Me 25 qershor të këtij viti ishte nënshkruar edhe marrëveshja mes Byrosë Kosovare për Sigurime dhe Byrosë Nacionale të Sigurimeve në Mal të Zi, në lidhje me pagimin e polices kufitare.

Deri tani, pushuesit nga Kosova që shkonin me vetura në Mal të Zi paguanin 15 euro për njohjen reciproke të certifikatave të sigurimit për mbulimin e përgjegjësisë në shkaktimin e dëmeve ndaj palëve të treta në territoret e ndërsjella.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore