Kosova

Kosovë: Gjykata Kushtetuese rrëzon Qeverinë Hoti


Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ditën e hënë më 21 dhjetor, ka rrëzuar qeverinë e kryeministrit Hoti, pasi e quajti të pavlefshëm votën e deputetit Etem Arifi, e cila ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së drejtuar  nga Avdullah Hoti.

Gjykata Kushtetuese i kërkoi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit që të shpallë zgjedhjet e reja brenda 40 ditëve, ndërkohë që  qeveria e Hotit do të jetë në fuqi deri në krijimin e qeverisë së re.

Shefi i kabinetit të Presidentit, Faton Peci, ka thënë se “ajo do të ftojë që nesër në takim të gjithë kryetarët e partive politike për të caktuar datën e zgjedhjeve”.

 

Kërkesa u parashtrua pranë Gjykatës Kushtetuese nga 17 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) mbi kushtetutshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi.

Sipas vendimit të Gjykatës më 28 mars dhe 20 gusht 2019, Arifi ishte dënuar nga Gjykata e Apelit, me një vit e tre muaj burgim. Pavarësisht këtij dënimi, më 6 tetor 2019, kur u mbajtën zgjedhjet e parakohshme në Kosovë,  ai kandidoi dhe u zgjodh deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e krijoi qeverinë e re pas rrëzimit të qeverisë Kurti me një mocion mosbesimi. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore