Zgjedhjet në Kosovë

Kosovë: Fillon numërimi i votave të diasporës


Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ka filluar numërimi i votave nga diaspora për zgjedhjet lokale që u mbajtën në komunat e Kosovës të cilat shkuan në balotazh të dielën e 14 nëntorit.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi në konferencë për media.

Ai bëri të ditur se gjithsej janë 2 mijë e 379 zarfe të individualizuara me fletëvotime që pritet të numërohen.

“Gjatë periudhës së votimit përmes postes që nga data 29 tetor deri më 12 nëntor, Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve ka pranuar 1571 zarfe të supozuara me fletëvotime dhe pas procesit të vlerësimit nga ana e shërbimit votues të KQZ-s”.

Duke shtuar se, “nga këto zarfe të supozuara ka pasur brenda tyre më shumë se 2000 zarfe të individualizuara me fletëvotime, dhe nga ky proces pas verifikimit të tyre janë gjithsej 2 mijë e 379 zarfe të individualizuara, dhe ato do të numërohen gjatë mbrëmjes së sotme nga ora 18:00”.

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Elezi thotë se procesi i numërimit të votave do të përmbyllet brenda disa orësh.

KQZ ka kërkuar që të hetohen votat të cilat kanë ardhur nga diaspora për shkak të dyshimeve se në ato vota mund të ketë pasur manipulime.

Elezi theksoi se për dërgesat që u takojnë komunave Dragash, Junik e Mamushë do të ekspozohen para kamerave pasi sipas tij ka pasur dyshime se këto vota mund të jenë dërguar në një person.

“Janë shfaqur dyshime se aty ku shkruhet adresa postare e KQZ-së, janë shënuar përafërsisht nga një dorë e njëjtë. KQZ për të bërë transparencë do të shfaq këto zarfa”, deklaroi Elezi.

Zëdhënësi i KQZ-së, deklaroi se “gjatë dy-tri ditëve të ardhshme do të bëhet numërimi i votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta e që më pas mund të shpallet rezultati”.

Komunat të cilat kanë shënuar fitore duke mos shkuar fare në balotazh janë Deçani, Mitrovica Jugore, Leposaviçi, Lipjani, Novebërda, Peja, Shtërpca, Suhareka, Ferizaj, Zubin Potoku, Zveçani, Hani i Elezit, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Mitrovica Veriore dhe Skenderaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore