Lajme

Kosovë: Fehmi Kupina i LDK-së propozohet për kryeasamblist – AAK lëshon sallën


Kuvendi Komunal i Prishtinës.

Asamblistët e Aleancës për Ardhmërinë, kanë lëshuar sallën në të cilën po mbahet seanca për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Asamblistët e AAK-së janë larguar nga salla menjëherë pasi Lidhja Demokratike e Kosovës, ka propozuar që Fehmi Kupina të jetë kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama deklaroi se “nuk e kam kutuar pse janë larguar nga salla asamblistët e AAK-së”.

Duke shtuar se me “Partinë Demokratike të Kosovës kanë një energji pozitive të bashkëpunimit”.

Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë të ditur se asamblistët e tyre janë duke marr pjesë në seancën e Kuvendit Komunal në Prishtinë, ku pritet të zgjidhet Kryesuesi i këtij Kuvendi.

Fehmi Kupina nga LDK propozohet të jetë kryesues i Kuvendit Komunal i Prishtinës.

Fitorja e jashtëzakonshme e Përparim Ramës nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Prishtinë mund të mbetet vetëm si një moment elektoral suksesi dhe asgjë më shumë, nëse në mbledhjen e Asamblesë Komunale që mbahet këtë të mërkurë dështon të votohet kryesuesi i Kuvendit.

7 janari është afati i fundit sipas ligjit që mund të bëhet ky votim, meqë bëhen 30 ditë që kur Rama është betuar si kryetar i Prishtinës.

Po ashtu, në të njëjtën ditë janë betuar anëtarët e Kuvendit Komunal.

Sipas Ligjit për Qeverisje Lokale, kryesuesi duhet të zgjidhet brenda 30 ditëve pas betimit të anëtarëve të Kuvendit Komunal.

Nëse zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit Komunal dështon, atëherë në kryeqytet do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme për Asamblenë Komunale dhe Rama për të qeverisur do të duhet të pres rezultatin e këtyre zgjedhjeve, duke shpresuar në fitore të LDK-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore