Sport

Kosovë: FC Ballkani prezanton trajnerin e ri


Trajneri nga Gjilani, Bekim Isufi, do të jetë trajneri i klubit nga Suhareka, FC Ballkani.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Ballkanit të cilët, nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare në facebook, lajmëruan zyrtarizmin e trajnerit të ri, për sezonin e ardhshëm.

“Ju njoftojmë së timonieri i FC Ballkani-t për sezonin 2021/22 është emëruar z. Bekim Isufi i cili ishte me i përafërt sa i përket misionit dhe vizionit të klubit”

“Duke parë së këto dy komponentë janë harmonizuar kemi vendosur qe drejtimin e klubit na aspektin sportiv për edicionin e ardhshëm t’ia besojmë z. Isufit”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Isufi do të jetë pasardhës i trajneri Blendi Shkëmbi, i cili u shkarkua nga pozita e trajnerit, pak javë para se të përfundojë kampionati, pasi nuk pati një sezon të suksesshëm me Ballkanin.

Derisa, kujtojmë që trajneri gjilanas, më herët ka pasur përvojë nën drejtimin e skuadrave si Drita, Ferizaji e Hajvalia.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore