Përballje

Kosovë: Drita del në vendin e parë me fitore dramatike


Ndeshja mes Dritës dhe Feronikelit përfundoi me dramë të vërtetë, ku Drita arritën fitoren në minutat e fundit të lojës.

Drita e Gjilanit fitoi ndeshjen me rezultat 1:0 përball Feronikelit, duke u renditur kështu e para në Superlingën e Kosovës.

Kjo ndeshje ishte shumë e nevojshme për ekipin e Dritës pasi ata do dilnin në vendin e dytë nëse do barazonin në këtë ndeshje.

Drita fitoi ndeshjen në minutën e 93-të me anë të sulmuesit të krahut Festim Alidemaj, i cili ua siguroi ‘intelektualëve’ vendin e parë përsëri.

Drita kthehet në vendin e parë me 50 pikë, dy pikë më shumë se Ballkani të cilët ndodhen në pozitën e dytë dhe 3 pikë më shumë se Prishtinasit të cilët ndodhen ne pozitën e tretë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore