Përballje

Kosovë: Drita barazon dhe Besa befason


Ndeshjet që u zhvilluan në ora 13:00 ishin befasuese dhe nuk përfunduan në favor të ekipit nga Gjilani, Dritës.

Intelektualët barazuan përball Drenicës me rezultat 1:1, dhe Besa arriti fitore përball Feronikelit me rezultat 2:1.

Ndërsa ndeshja e Prishtinës përball Gjilanit u anulua për të ruajtur fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” për përfaqësuesen e Kosovës por ky duel nuk do vonojë shumë dhe do luhet më 30 mars të këtij sezoni.

“Për shkak ruajtjes së fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”, për ndeshjet e Kosovës, ndeshja e javës së 26-të ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit është shtyrë për ditën e martë, 30 mars. Dueli fillon nga ora 15:00”, kanë bërë një postim faqja zyrtare e FC Prishtinës në faqen e tyre në Facebook.

Ndeshja mes Dritës e Drenicës u mbyll me dramë por pa fitues.

Drita dominonin një pjesë të madhe të lojës por kjo nuk i mjaftoi të gjejnë fitoren.

Ndeshjen për Dritën e hapi mesfushori Bujar Shabani në minutën e 28-të, por nuk kaloi gjatë dhe në minutën e 41-të sulmuesi Baton Zabergja shënoi për të barazuar rezultatin për Drenicën.

Sulmuesi Astrit Fazliu pati shancën në minutat e fundit të shënoi, por portjeri i Drenicës nuk la që ata të humbasin pikë në këtë takim.

Ndeshja mes Feronikelit dhe Besës përfundoi me  fitoren e këtyre të fundit me rezultat 2:1.

Ndeshjen e Hapi Sulmuesi Ardit Tahiri për skuadrën e Pejës ku i dha epërsinë prej 1:0 në minutën e 15-të.

Nuk shkoi gjatë, sulmuesi maqedon, Marko Simonovski barazoi rezultatin për Feronikelin në 1:1.

Por, Besa nuk e lejuan që pjesa e parë të mbyllet kështu dhe Ardit Tahiri shënoi për 2:1, siç u mbyll edhe kjo ndeshje.

Drita ndodhet në vendin e parë me 55 pikë, tre pikë më shumë se Ballkani por një ndeshje më shumë se ekipi nga Suhareka.

Ndërsa Besa pavarësisht fitores ndaj Feronikelit, ndodhen në vendin e fundit me vetëm 10 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore