Lajme

Kosovë/ DNV thirrje Presidentes Osmani që të emërojë dy anëtarët e KQZ-së


Eugen Cakolli nga Organizata Joqeveritare Demokracia në Veprim (DNV), i ka bërë thirrje Presidentes Osmani që të emëroj edhe dy anëtarët e mbetur të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Ai këtë thirrje e ka bërë në një konferencë për media të DNV-së.

“Vonesa prej më shumë se 120 ditësh deri më tani është në shkelje të dispozitave të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme që përcakton se përbërja e KQZ-së duhet të kompletohet 60 ditë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore”, është shprehur ai.

Thirrje gjithashtu u bë edhe për përfshirjen e grave në lista zgjedhore dhe krijimin e koalicioneve parazgjedhore të subjekteve politike.

Ndërsa, për koalicionet është kërkuar të jenë të mbështetura në programore politike.

Gjithashtu, DNV-ja u ka bërë thirrje partive politike që të publikojnë shpenzimet e tyre buxhetore, meqë ajo konsiderohet si vlerë e shtuar e procesit zgjedhor.

Ndërsa, fillimi i parakohshëm i fushatës ju ka dhënë hapësirë subjekteve politike që të shtrembërojnë deklarimet për çështjen e të hyrave dhe shpenzimeve gjatë fushatës.

Drejtoresha Ekzekutive e Demokracisë për Zhvillim, Rrezarta Delibashzade-Krasniqi, e ka përmendur mungesën e përfshirjes së grave në kandidaturën për kryetar komunash. Ajo ka thënë se nuk është vetëm niveli lokal por edhe ai qendror që ka mungesa të përfaqësimit gjinor.

“Janë vetëm 20 % gra të cilat marrin pjesë si folëse në fushata dhe pjesëmarrëse në këto tubime dhe organizime janë vetëm 10%. Kjo tregon se sa kanë qenë të fokusuara pjesëmarrja e grave në këto aktivitete të cilat janë marrë vetëm me aspekte specifike, ka qenë shëndetësia dhe arsimi”, ka thënë ajo.

Po ashtu, ajo ka theksuar se buxheti i partive politike nuk është i ndarë në baza gjinore. Kjo është pengesë për të realizuar fushatë si burrat.

Mediat të mbulojnë që në mënyrë të barabartë fushatën zgjedhore ka kërkuar Mexhide Demolli nga DNV.

Ndërsa nga konferenca, DNV ka bërë me dije se i ka rekomanduar Komisionit të Pavarur të Mediave të bëjë monitorimin sistematik të mediave gjatë fushatës zgjedhore lidhur me respektimin e rregulloreve në fuqi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore