Kosova

Kosovë: Digjen katër shtëpi në Graqanicë


Katër shtëpi kaplohen nga zjarri në Graqanicë

Katër shtëpi janë kapluar nga zjarri i përhapur gjatë mëngjesit të së enjtes në Graçanicë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, derisa bëhet e ditur se nuk ka ndonjë të lënduar.

Këtë për Albanian Post e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se nga informatat e para në vendin e ngjarjes, dyshohet se zjarri ka filluar në një objekt përcjellës të një shtëpie, e më pas është shpërndarë në katër objekte.

“Rreth orës 07:30 është raportuar për një zjarr në Graçanicë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe ekipet e zjarrfikësve. Nga informatat e para në vendin e ngjarjes janë ngritur dyshimet se zjarri ka filluar në një objekt përcjellës të një shtëpie për tu shpërndarë më pas në katër objekte”, ka thënë Borovci.

Sipas tij, aktualisht përqendrimi është në lokalizimin e zjarrit në mënyrë që të shmangen pasojat e përhapjes së tij më tej dhe evakuimin e banorëve përreth.

“Ndërkohë që janë ftuar edhe ekipe të tjera mbështetëse për fikjen e zjarrit, hetuesit e policisë për hetimin e rasteve të tilla të përkrahur edhe nga njësi të tjera për të menaxhuar me situatën, janë në vend ngjarjes të përqendruar. Nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale”, tregoi Borovci.

Foto nga vendi i ngjarjes. Kaplohen nga zjarri katër shtëpi në Graqanicë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore