Përballje

Kosovë: Ballkani dhe Trepça hapin xhiron me fitore


Hapja e xhiros së 23-të në superligën e Kosovës në futboll, filloi me fitoren e të dy favoritëve, Ballkanit dhe Trepçës 89-të.

Pavarësisht dallimit të madh në rënditje, Ballkani nuk arriti dominim total ndaj Drenicës.

Ballkani arritën nje fitore minimale me rezultat 2:1.

Pjesa e parë e lojës u mbyll me rezultat 1:0 ku dha gol sulmuesi Arbër Hoxha për të i dhënë epërsinë Ballkanit.

Sapo filloi pjesa e dytë, në minutën e 48-të shënoi qendër mbrojtësi Bajram Jashanica për të thelluar epërsinë në 2:0.

Në minutën e 86-të për të i dhënë një mundësi ekipit të Drenicës, shënoi Dardan Rogova, por ata nuk arritën të shënojnë edhe një gol për ta barazuar rezultatin.

Ndërsa në ndeshjen tjetër të xhiros së 23, Trepça 89 arriti një fitore minimale kundër ekipit që është rënditur e fundit në tabel, Besës.

Trepça 89 arriti të fitoi me rezultat 2:1 ndaj Besës.

Goli i parë u shënua nga ekipi mitrovicas në pjesën e parë, në minutën e 24-të të lojës nga Robert Rrahmani.

Pak pas fillimit të pjesës së dytë, në minutën e 57-të barazoi rezultatin Besa me anë të mesfushorit Diar Halili.

Por, për të fituar ndeshjen, vendimtar u tregua mesfushori Diar Halili, ku arriti të shënoi në minutën e 63-të dhe të mbyll fitoren e Trepçës me këtë gol.

Ballkani doli në vendin e parë ku ka një pikë më shumë se Drita, por po ashtu ka edhe një lojë më shumë të zhvilluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore