Lajme

Kosovë: Arrestohet një i dyshuar për dhunim të një gruaje


Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në mbrëmjen e së premtes së 17 shtatorit, është raportuar për një dhunim në komunën e Fushë Kosovës, ngjarje kjo për të cilën është arrestuar një person i dyshuar.

Sipas raportit 24 orësh të policisë viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Ndryshe nga ky rast, Policia e Kosovës ka raportuar për një të vdekur në komunën e Malishevës, trupi i të cilit është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Sipas raportit të policisë, thuhet se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Raportohet se nga familjarët është sjellë pa shenja jete viktima mashkull kosovar në QKMF. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në komunën e Prishtinës një person është sulmuar me një mjet të mprehtë nga një person i pa identifikuar deri më tani.

Viktima është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK, pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht me një mjetë të mprehtë nga një i dyshuar i pa identifikuar”.

Në anën tjetër, brenda 24 orëve të fundit policia ka raportuar për pesë raste të dhunës familjare.

Dhuna familjare, sulme fizike ndaj bashkëshortes

Në komunën e Fushë Kosovës, për shkak të mosmarrëveshjeve familjare ka ndodhur një rrahje midis dy vëllezërve dhe motrës së mitur.

“Raportohet se pa një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja në mes motrës dhe dy vëllezërve (të mitur) kosovarë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, raporton policia.

Një rast tjetër i dhunës familjare ka ndodhur edhe në komunën e Gjilanit, ku është arrestuar një person për shkak ushtrimit të dhunës ndaj bashkëshortes së tij.

Madje, të dyshuarit i është konfiskuar edhe një mjet i mprehtë (thikë).

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër K kosovare. Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, vijon raporti.

Për shkak të sulmit fizik është arrestuar një person në komunën e Prizrenit, i cili kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Për shkak të sulmit ndaj bashkëshortes është arrestuar edhe një tjetër person në komunën e Pejës, ku viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”.

Sipas raportit të policisë, thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sulm ndaj bashkëshortes është raportuar edhe në komunën e Gjakovës, ku është arrestuar një person pasi që përveç grua së tij, ka ushtruar dhunë fizike edhe ndaj fëmijëve të tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij viktimat kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, sipas statistikave të përgjithshme të Policisë së Kosovës, brenda 24 orëve të fundit janë arrestuar 20 persona dhe 16 janë dërguar në mbajtje.

Ilustrim

Po ashtu, sipas të dhënave të policisë, thuhet se për 24 orë kanë ndodhur gjithsejtë 20 aksidente trafiku me të lënduar, kurse gjithsejtë me dëme materiale janë 40.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore