Lajme

Kosovë: Arrestohen 8 zyrtarë policorë


Tetë zyrtarë policiorë janë arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media ku thuhet se “në vazhdën e aksioneve të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, është edhe aksioni i sotëm”.

“Në orët e hershme të mëngjesit janë arrestuar tetë (8) persona, zyrtarë policor të cilët dyshohen për veprat penale; “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të KPRK-së, “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike” neni 195 ”, “Ushtrimi i ndikimit” neni 424, si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substance narkotike” sipas nenit 267”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Personat e arrestuar janë me inicialet; D.M, M.G, V.F, V.B, V.SH, R.S, B.J dhe M.K.

Sipas Policisë, ky aksion është realizuar edhe falë bashkëpunimit të qytetarëve me Prokurorin e Shtetit dhe IPK-në.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore