Kosova

Kosovë/Ambasada amerikane: Distria shembull dhe frymëzim


Ambasada amerikane në Prishtinë

Pas fitores së xhudistës kosovare, Distria Krasniqi, me medaljen e artë në Lojërat Olimpike në “Tokyo 2020”, Ambasada Amerikane në Prishtinë e ka uruar kampionen olimpike.

Përmes një postimi në rrjetin social të ambasadës në Twitter, kanë thënë se Distria Krasniqi është frymëzim dhe shembull për Kosovën.

“Urime kampiones së xhudos dhe medalistes së artë, Distria Krasniqi – ajo jep një shembull frymëzues për të gjithë kosovarët. #OlimpiadatTokyo”, thuhet në postim.

Xhudistja nga Peja, Distria Krasniqi, ka bërë historinë duke siguruar medaljen e artë për Kosovën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Distria Krasniqi, fituesja e medaljes së artë në peshat deri në 48kg në Lojërat Olimpike, “Tokyo 2020”, nuk ka mundur të përmbahet, pasi u përlot gjatë intonimit të himnit të Kosovës.

Gjatë ceremonisë së dhurimit të medaljeve, Krasniqi është parë me lot në sy teksa flamuri kosovar ngritej mbi të tjerët.

Ndërsa Kosova, në Lojërat Olimpike në “Tokyo 2020” përfaqësohet nga 11 sportistë.

Me normë Olimpike janë xhudistët Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova, si dhe mundësi Egzon Shala.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore