Lajme

Kosovë: 954 zyrtarë do t’i nënshtrohen kontrollit të pasurisë


Agjencia Kundër Korrupsionit ka hedhur shortin për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë. Nga 4 mijë e 796 zyrtarë të cilët kanë pasur për obligim të deklarojnë pasurinë, AKK përmes shortit ka përzgjedhur 954 zyrtarë, të cilët do t’i nënshtrohem kontrollit të plotë të pasurisë.

Drejtori i AKK-së, Shaip Havolli ka treguar se janë gjithsej 4 mijë e 769 zyrtarë të lartë të cilët do t’i nënshtrohet shortit për verifikimin e deklarimit të pasurisë.

“Bazuar në Ligjin për Deklarim të Pasurisë pasi të bëhen publike deklaratat e pasurisë nga zyrtarët e lartë fillon hedhja e shortit për ata zyrtarë të cilët do të jenë pjesë e kontrollit të 20 përqindëshit ku gjithsej janë 4 mijë e 769 persona, nga të cilit pas numrit përzgjedhës çdo i pesti do të jetë pjesë e këtij kontrolli”, tha Havolli.

Nga këta zyrtarë të lartë 955 prej tyre do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë. Havolli ka deklaruar se dy për qind e zyrtarëve nuk e kanë deklaruar pasurinë.

“Prej ditës së hënë ngarkohen zyrtarët me raste dhe fillon procedura e verifikimit të deklaratave të pasurisë dhe përfundon në dhjetor. Ka deri 2 për qind të zyrtarëve që nuk e deklarojnë pasurinë, por trendi vazhdon të jetë i njëjtë”.

Kurse, për gabimet e përfolura në media ai ka përsëritur se ato nuk janë lëshuar nga Agjencia, por nga vetë deklaruesit.

Gjithashtu Havolli ka bërë të ditur se në mesin e tyre është edhe Presidentja, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai tregoi edhe për deputetët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje të cilëve do t’u kontrollohet pasuria e ata janë:

Jahja Kokaj, Armend Muja, Fjolla Ujkani, Mimoza Kusari-Lila, Mefail Bajqinovci, Fitim Uka, Fatmir Humolli, Valon Ramadani.

Kurse nga partitë opozitare janë disa deputet të tyre.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës,  Vlora Dumoshi e Anton Quni do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.

Nga Partia Demokratike e Kosovës është deputetja Blerta Deliu Kodra dhe deputeti Ferat Shala, kurse nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi.

Ndërsa nga Grupi Parlamentar Multietnik janë deputetët Fidan Jilta dhe Samra Iljazi.

Gjatë procesit të deklarimit mund të ndodhin gabime, por që ditët e fundit të përfolura në media nuk kanë qenë gabime të agjencisë por të vetë deklaruesit të cilët pastaj janë përmirësuar”, shtoi ai.

Me 30 qershor, Agjencia kundër Korrupsionit, përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se tek formulari i deklarimit të pasurisë së ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, nuk është bërë asnjë gabim, pasi kjo e fundit deklaroi se nuk i ka mbi 6 milionë euro para të gatshme në bankë, por i ka 6.311 euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore