Lajme

Kosovë: 95 kallëzime penale nga Agjencia Kundërr Korrupsion – në mesin e tyre edhe ish-ministra


Shaip Havolli, drejtor i AKK

Agjencia Kundër Korrupsionit e Kosovës gjatë vitit 2020 ka ushtuar kallëzim penal ndaj 95 personave, ndërsa ka trajtuar 313 raste për të cilat kanë pasur informacion se dyshohen për elemente të korrupsionit.

Kështu ka bërë të ditur në një intervistë për Albanian Post, drejtori i Agjencisë kundër Korrupsion, Shaip Havolli.

“Me dyshim të arsyeshëm 95 kallëzime dhe i ka dërguar në prokurorit përkatëse. 16 informata që i ka tejkaluar kompetencat e agjencisë i ka dërguar në prokurori përkatëse dhe 13 informata i kemi dërguar në Policinë e Kosovës për trajtim të mëtejmë”, ka thënë Havolli”.

Madje sipas Havollit, në mesin e këtyre kallëzimeve penale ka edhe ish-ministra të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Është një numër i madh i zhytarëve të lartë, në mesin e tyre ka ish-ministra zëvendës-ministra, dhe sekretarë permanentë të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, ka shtuar Havolli.

“Në lidhje me rastet që Agjencia i ka adresuar në prokurorit përkatëse, kemi marrë informata kthyese që janë duke u trajtuar”.

“Për disa raste të mosdeklarimit të pasurisë gjykatat kanë sjellë edhe aktgjykimet dënuese, por në vitin 2020 ka pas edhe ngecje për shkak të pandemisë”.

Kreu i AKK-së ka shtuar se në raportin e vitit 2020, 63 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë pas afatit, 27 nuk e kanë deklaruar fare dhe gjashtë zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye.

Ai ka folur edhe për rregulloren e re për sinjalizim të korrupsionit, e cila sipas tij zgjidh shumë probleme brenda kësaj agjencie.

“Rregullorja e re e përcakton se kush do të jenë personat që e udhëheqin, personat kontaktues, do të jenë apolitikë, pastaj do të jetë përgatitja profesionale, integriteti. Të gjitha i përcakton”.

“Besoj se shumë shpejt do të finalizohet, kemi premtime edhe nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu”, potencoi Havolli për Albanian Post.

Sipas tij ndryshimi i shpeshtë i qeverive në Kosovë e ka penguar finalizimin e rregullores së re për sinjalizim të rasteve të korrupsionit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore