Kosova

Kosovë: 618 raste pozitive me COVID-19, vdes një person


Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 618 raste të reja me COVID-19, derisa 1 person ka vdekur.

Numri i të infektuarve vjen nga 1 mijë e 765 testeve të bëra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1 mijë 331 qytetarë. Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 7 mijë e 988.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore