Lajme

Kosovë: 4 raste pozitive me COVID-19


Klinika Infektive.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve, janë regjistruar 4 raste të reja me COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga 523 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 32 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 282.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 162 persona.

Numri i personave të vaksinuar me dozën e parë arrin në 902 mijë e 763, kurse numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 822 mijë e 641.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore