Lajme

Kosovë: 3 mijë e 628 persona të infektuar me COVID-19


Klinika Infektive në Prishtinë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve, tre mijë e 628 persona janë të infektuar me COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Numri i të infektuarve vjen nga 14 mijë e 479 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 697.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 33 mijë e 952.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar gjithsej katër mijë e 397.

Ndërkaq, 893 mijë e 232 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 804 mijë e 801.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore