Lajme

Kosovë: 208 ankesa në PZAP për rezultatin zgjedhor


Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka njoftuar se brenda 24 orëve janë paraqitur 208 ankesa nga partitë dhe subjektet politike kundër rezultatit zgjedhor, të publikuar nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve.

PZAP-ja ka njoftuar se lidhur me këto apele do vendoset brenda afatit ligjor prej 72 orëve.

“Jemi në procedim/administrim të ankesave dhe ende nuk kemi mundësi për të ju informuar me numrin e kandidatëve të subjekteve politike për secilin subjekt të cilat kanë parashtruar apele në PZAP-i lidhur me publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.

Afati për paraqitjen e ankesave ka përfunduar ne ora 11:25, ndërsa PZAP-i lidhur me këto ankesa do të vendos brenda afatit ligjor prej 72 orëve

Në bazë të rezultateve përfundimtare, LVV-ja është partia e parë me 49.95 për qind, e pasuar nga PDK-së, me 16.9 për qind, LDK-ja me 12.64 për qind, AAK 7.078 për qind.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore