Lajme

Kosovë: 1 i vdekur dhe 61 raste të reja me COVID-19


Ilustrim.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve, ka humbur jetën një person dhe janë regjistruar 61 raste të reja me COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga 1 mijë e 257 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 241 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 1 mijë e 696.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar gjithsej 688 persona.

Ndërkaq, 899 mijë e 564 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 816 mijë e 179.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore