Jetesë & Stil

Kosovarët për fundjavë drejt Shqipërisë, reagon Mozzik


Në Republikën e Kosovës ka filluar zbatimi i masave kufizuese anti-COVID, të miratuara nga Qeveria, fakt i cili ka bërë që këtë fundjavë një numër i madh i banorëve të largohen drejt Shqipërisë e Malit të zi, për ta kaluar vikendin.

Vetëm gjatë ditës së djeshme është raportuar që mbi 15 mijë persona kanë kaluar kufirin me Shqipërinë.

Kjo dukuri duket të mos i ketë pëlqyer rep artistit nga qyteti i Ferizaj, Mozzik, pasi që ky i fundit ka publikuar në llogarinë e tij të Facebook, një status kritikues karshi ndodhive të fundit .

Gramoz Aliu, për publikun i njohur si Mozzik, ka shprehur pakënaqësinë e tij, duke cituar shifra pretenduese të fitimit të parave nga shteti fqinj.

“15 mijë persona thanë dje që kanë hyrë në Shqipëri nga Kosova edhe nja pesë mijë sot a më shumë sigurt…Veç ka 500 euro po them me i lënë këta atje i bjen 10 milionë euro!” ka shkruar, Mozzik.

Statusin e tij, rep artisti i hitit “Xhelozia”, e ka përmbyllur duke i quajtur këto masa si “të pavlera”.

“Mirë de perfekt! Nuk jam kundër masave, po a po e shihni sa të pavlera e të dëmshme janë masat në Kosovë tash se u bë vonë!”, ka shkruar reperi nga Ferizaj në Facebook.

Këto masa ndalojnë veprimtarinë e gastronomisë dhe qendrave tregtare deri më datën 18 prill.

Ndërsa Mozzik, ashtu si pjesa tjetër e estradës, vazhdon të mos mbaj koncerte apo mbrëmje të ndryshme që prej hyrjes në fuqi të këtyre masave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore