Sport

Kosovare Asllani nënskruan me Milan-in


Sulmuesja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani ka bërë të ditur se i është bashkuar Milan-it si transfere e lirë pas largimit nga Real Madrid-i pas skadimit të kontratës.

Kosovarja, e cila ka luajtur për Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Real Madrid, ka nënshkruar kontratë me klubin deri në vitin 2024.
Asllani kaloi tre sezone me Las Blanca-s, secili krejt ndryshe nga tjetri..

Në 2019/20, ajo u bë Galactica e parë e klubit dhe ndihmoi në mbajtjen e ekipit në këmbë përpara se të njiheshin zyrtarisht si Real Madrid.

Më pas, ajo zhvilloi sezonin e saj të mrekullueshëm me skuadrën, duke shënuar 16 gola në ligë dhe duke e çuar Madridin në vendin e dytë në Primera Iberdrola.

Sezoni i saj i fundit u dëmtua nga lëndime të përsëritura; ajo përfundoi duke bërë 17 paraqitje në ligë, por vetëm 10 ishin startuese.

Për këtë, Asllani fajësoi një pjesë të stafit të madrilenëve, duke i akuzuar ata për kultivimin e një ambienti të rrezikshëm pune.

Kjo çoi në një fund të papritur të ashpër të kohës së saj me Las Blanca-s, por nuk e ka dëmtuar qëndrimin e saj me shumicën e fansave, të cilët ende e shohin atë si një legjendë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore