Sport

Kosovare Asllani me rekord të ri – tre gola për 155 sekonda (VIDEO)


Në ndeshjen kundër Valencias, Real Madridi fitoi me rezultat 3-1 dhe Kosovare Asllani arriti të shënojë tre golat për madrilenët.

Rekordi më herët i mbajtur nga Carli Loyd, e cila kishte shënuar tre gola për 16 minuta, është thyer tani nga Kosovare Asllani e cila shënoi tri herë për vetëm 155 sekonda.

Rekordi për Hat Trickun më të shpejtë në histori të futbollit e mban Alex Torr, i cili kishte shënuar tre gola për vetëm 70 sekonda.

Ajo po ashtu theu rekordin edhe për tregolëshin më të shpejtë në histori të klubit madrilen.

Asllani bëhet një nga grat e pakta në lojën e futbollit që mban rekorde e rankuar para futbollistëve burra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore