Sport

Kosova synon medalje në Izrael


Majlinda Kelmendi, Akil Gjakova dhe Laura Fazliu do të marrin pjesë ne garën e xhudos që do të zhvillohet nga 18 deri më 20 shkurt në Izrael.

Në këtë turne do të marrin pjesë 422 garues (248 në kategorinë e meshkujve dhe 174 të femrave) nga 60 shtete të ndryshme të botës.

Vendi i parë, përveç medaljes së artë, fiton 1000 pikë në renditje, vendi i dytë 700 dhe i treti 500.

Pa dyshim që vëmendja kryesore do të jetë te Majlinda Kelmendi, e cila kërkon të fitoj një medalje për herë të parë në Izrael.

Majlinda e cila aktualisht mbanë pozitën e pestë ne renditjen botërore të xhudos, gjatë karrierës së saj ka fituar dhjetë medalje, shtatë të arta, dy të argjendta dhe një të bronztë.

Akil Gjakova do të kërkoj medaljen e tretë në karrierë, pas të artës në Paris dhe të argjendtës në Abu Dhabi, të cilat i fitoi në vitin 2018.

25-vjeçari aktualisht renditet i dhjeti në botë për kategorinë deri në 73 kg, dhe në rast se fiton 1000 pikë ne Izrael, me shumë mundësi do të hyjë në top pesëshe.

Laura Fazliu është kosovarja tjetër që do të marrë pjesë në këtë Grand Slam.

20-vjeçarja aktualisht mbanë pozitën e 58-të ne kategorinë deri në 63 kg.

Në rast të suksesit, ajo mund të kualifikohet në Lojërat Olimpike “Tokyo 2021”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore