Sport

Kosova shënon fitore historike në Bukuresht


Komëtarja e Kosovës në hendboll, ka mposhtur katër herë kampionin e botës Rumaninë, me rezultat 25:30, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022.

Kjo është fitorja e parë e Kosovës në kualifikime evropiane si mysafir, dhe ndaj kombëtares më të madhe.

Hendbollistët kosovarë nuk e nisën ndeshjën aq mirë, por shumë shpejt u konsoliduan dhe mbajtën rezultatin e barabartë, dhe në minutën e 24-t kaluan në epërsi 11:10 dhe nuk u ndalën më.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi për Kombëtaren e Kosovës me rezultat 16:12, teksa në të dytën, rumunët u afruan deri në një gol, por pa ia dalur të barazojnë.

Në minutat e fundit, Dardanët, treguan një lojë të qetë duke kontrolluar në përgjithësi lojën, dhe arritën që ta mbyllin ndeshjen me një fitore historike.

Me pak fjalë, çdo gjë funksioni mirë për ekipin e drejtuar nga Bujar Qerimi, ku portierët ishin në nivel tejet të lartë, mbrojtja e pathyeshme dhe sulmi ishte shumë efikas.

Kastriot Jupa me tetë gola dhe Valon Dedaj me shtatë ishin lojtarët më të dallur për Kosovën, teksa nuk duhet hrruar edhe dy portierët Haris Berisha dhe Liridon Zena, që paten paraqitje fantastike.

Kosova tani ka tre pikë, dhe aktualisht pozicionohet në vendin e dytë në tabelë, me pikë të barabarta me Rumaninë, deri sa vendin e parë e mbanë Suedia me gjashtë pikë.

Neshjen e ardhshme Kosova do ta luaj më 28 prill, kundër Malit të Zi në Prishtinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore