Përballje

Kosova pret fitoren ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”


Ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë do të luhet sonte në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dueli i sotëm përball Suedisë do jetë ndeshja e parë e përfaqësueses së Kosovës në garat kualifikuese për Kupën e Botës 2022.

Ndryshe nga Kosova, Suedia kanë luajtur ndeshjen e parë për kualifikime dhe e kanë fituar atë përball Gjeorgjisë.

Kosova po ashtu vjen nga një fitore në miqësoren përball Lituanisë ku bënë një lojë brilante dhe fituan 4:0.

Suedia ndodhen në pozitën e parë me tre pikë, dhe janë ekipi i vetëm që kanë fituar në grupin B.

Kosova ka mungesa vitale në formacionin e saj ku nuk do jenë prezent, mbrojtësi Amir Rrahmani i cili do mungoi edhe me Spanjën dhe mesfushori Valon Berisha.

Kurse, Zlatan Ibrahimovic do të provoj t’i shfrytëzojë këto mungesa në maksimum, por në konferencën për shtyp, “Dardanët” dukeshin të sigurt në lojën e tyre.

Suedezët ishin deklaruar se kanë ardhur për tre pikë, por ndryshe nuk mendonte as Arbër Zeneli i cili tha se do jetë lojë e vështirë por do luftojmë për tre pikë.

Pas kësaj ndeshje, përfaqësuesja e Kosovës do udhëtojë për në Sevilla ku do përballet me ekipin e Spanjës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore