Film

Kosova peticion Netflix-it për njohjen e kufinjve të saj


Një student në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, Sovran Hoti, ka nisur një peticion për njohjen e kufinjve të Kosovës, drejtuar Netflix-it. I riu është përdorues i rregullt i Netflix dhe ka vënë re se vendodhja figuron si Serbi.

Në përshkrimin e peticionit shkruhet :

“Kur kosovarët hyjnë në Netflix, vendndodhja e tyre duket sikur është në Serbi, edhe pse ata e përdorin Netflix nga Republika e Kosovës. Personalisht, kjo më ka ndodhur shumë herë. Unë madje nuk mund ta verifikoj numrin tim të telefonit sepse Kosova nuk shfaqet në listën e vendeve me të dhënat telefonike”.

Ndërkohë në mbyllje ka prekur edhe faktin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohin Kosovën, ndaj duke qenë se Netflix është kompani amerikane duhet që edhe Netflix ta shtojë Kosovën në shërbimin e tyre të trasmetimit. Ai kërkon kontributin e të gjithëve në peticion për të rregulluar gabimin, sa më shumë që Netflix ta vërejë këtë nismë dhe të marrë vendimin që të njohë Kosovën si shtet.

Aktualisht ky peticion është firmosur nga më shumë se 18 mijë persona dhe numri sa vjen e rritet.

Njëkohësisht në rrjete sociale qarkullon edhe hashtag-u #NetflixaddKosovo, (Netflix shto Kosovën).

Kësaj nisme i është bashkuar edhe presidentja në detyrë, Vjosa Osmani e cila ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter.

“I dashur Netflix, njerëzit e Kosovës kënaqen shumë me shërbimet tuaja ‘streaming’ dhe e duan punën tuaj. Ata meritojnë të njihen për këtë. Është koha që ta vendosni Republikën e Kosovës në hartën tuaj”, shkruan ajo.

Për tu bërë pjesë e peticionit kliko linkun: https://www.change.org/p/netflix-add-kosovo-as-a-country-in-netflix?utm_content=cl_sharecopy_27279113_en-US%3A7&recruiter=921387685&utm_source=share_petition&utm_medium=copylink&utm_campaign=share_petition

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore