Sport

Kosova për herë të parë merr pjesë në Kampionatin Botëror në E-Sports


Kosova do të marrë pjesë për herë të parë në Kampionatin Botëror të E-Sports, që do të mbahet në Izrael me fillim nga data 16 nëntor.

Shteti i Kosovës do të përfaqësohet në këtë kampionat në dy gara të ndryshme: CS-GO dhe Dota2.

Ekipet kosovare u kualifikuan për të marrë pjesë në këtë Kampionat Botëror, i cili u organizua nga Federata Botërore e IESF-së në Izrael.

Kujtojmë që Kosova ishte pranuar që një kohë të shkurtë në Federatën Botërore të E-Sports, ku në Asamblenë Botërore të IESF-së, pritet të pranohet me drejta të plota.

Ndërkohë, Federata e E-Sports Kosova, iu uron garuesve të tyre suksese në pjesëmarrjen e parë ndërkombëtare e që në shkrimin e tyre thuhet se “është fat që jemi kualifikuar në Botëror, pas një faze mjaft të vështirë kualifikimesh”.

“Kryetari i Federatës, Altin Preniqi dhe nënkryetari Besnik Thaqi, falënderojnë të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e këtij projekti mjaft të rëndësishëm për Federaten E-Sports Kosova e posaçërisht falënderojmë MKRS-në për mbështetjen financiare”, thuhet në shkrimin e Federatës së E-Sports të Kosovës.

Kujtojmë që lojërat e para, Kosova do t’i zhvillojë kundër Suedisë në CS-GO dhe kundër vendasve të Izraelit në Dota2.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore