Përballje

Kosova miqësore me Barcelonën?


Kombëtarja e Kosovës, ka mundësi që të zhvillojë një miqësore ndaj gjigantit katalanas Barcelonës, në muajin gusht të këtij viti.

“Kosovan Football” shkruan se ish-kandidati për president të Barcelonës Luis Fernandez Ala, është duke punuar për ta realizuar këtë ndeshje miqësore.

Kjo miqësore pritet të vjen si shenjë proteste e asaj që ndodhi në ndeshjen ndërmjet Spanjës dhe Kosovës, takim ky që u politizua shumë nga Federata Spanjolle e Futbollit si dhe mediat në Spanjë.

Spanjollët, në këtë ndeshje kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, kishin kërkuar nga Federata e Futbollit të Kosovës që të shkojnë në Sevilla për ta zhvilluar ndeshjen, pa himn dhe flamur.

Por, FFK nuk e pranoi assesi këtë gjë, dhe ndeshja u zhvillua ashtu siç ishin rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore