Rajoni

Kosova-Maqedonia e Veriut bashkë për ‘luftën’ ndaj ekstremizmit


Qeveria e Kosovës ka autorizuar Ministrinë e Punëve të Brendshme për lidhjen e marrëveshjes  për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmitme Maqedoninë e Veriut.

Kabineti qeveritar, pas shqyrtimit ka miratuar nismën për lidhjen e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit”.

Pas miratimit të nismës, ministria fillon zbatimin e veprimeve për lidhjen e marrëveshjes.

Sipas studimeve të bëra vitet e fundit nga organizata vendore dhe ndërkombëtare, Kosova dhe Maqedonia e Veriut bazuar në numrin e popullsisë kanë dalë të jenë dy nga vendet me më së shumti rrezik nga ekstremizmi i dhunshëm në Evropë./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore