Përballje

Kosova luan dy miqësore në qershor


Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar se Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore në fillim të muajit qershor.

Ndeshjen e parë Dardanët do ta zhvillojnë më 1 qershor në ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku do të përballen me San Marion.

Pastaj tre ditë më vonë, me 4 qershor po në të njëjtin stadium do të presin Kazakistanin për ta zhvilluar miqësoren tjetër.

Pra, Dardanët do t’i kthehen ndeshjeve pas saktësisht dy muajve, me dy sfida dukshëm më të lehta se ato të marsit.

Kazakistani ndodhet në vendin e 124-të në renditjen e FIFA-s, pra katër vende më poshtë se Kosova, ndërsa San Marino ndodhet në vendin e 210-të, apo në të fundit të kësaj renditje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore