Përballje

Kosova humbë nga Spanja, Halimi shënon super gol (Video)


Ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës përfundoi me rezultat 3:1, ku Dardanët nuk arritën të marrin pikët e para në garat kualifikuese të Kupës së Botës 2022.

Çdo gjë u respektua nga Spanjollët duke respektuar himnin e shtetit të Kosovës, dhe flamurin e saj.

Kosova startoi me një formacion ndryshe nga i zakonti ku trajneri Bernard Challandes vendosi të luaj me pesë mbrojtësa, por megjithatë, ata nuk mundën ti bëjnë ballë sulmit spanjoll.

Ylli i kësaj nate për Dardanët ishte Besar Halimi i cili shënoi një golë fantastik nga gjysma e fushës pas një gabimi të portierit spanjoll, Unai Simons.

Pjesa e parë ishte dominim total nga spanjollët, ku kosovarët vendosën të mbrohen, por kjo mbrojtje u thye në minutën e 34-të nga një super gol i Dani Olmos.

Vetëm pas dy minutave, Pedri gjeti të lirë sulmuesin, Ferran Torres gjendej i cili nuk fali duke shënuar përball kapitenit, Samir Ujkani.

Deri në pjesën e dytë të lojës, Kosova nuk kishte asnjë goditje në portën e Spanjës.

Arbër Zeneli dhe Lirim Kastrati hynë në lojë në minutën e 55-të, të cilët ndrruan ritmin e lojës së Kosovës për të mirë, por kjo nuk ishte e mjaftushme për të marrë pikët e para.

Në minutën e 70-të erdhi goli brilant i Besar Halimit nga gabimi i portjerit spanjoll, i cili i dha shpresa për barazim Dardanëve.

Por, këto shpresa u shkatërruan në minutën e 75-të pas një goli me kokë të shënuar nga Gerardo Moreno.

Në fund, në minutën e 88-të, Lirim Kastrati kishte mundësinë për të ngushtuar rezultatin, por ai goditi mbi portën e Unai Simons.

Ndryshe nga loja e kaluar përball Suedisë, Samir Ujkani ishte fantastic duke i mbrojtur shanse të sigurta Spanjollëve.

Kosova ndodhet në pozitën e fundit në grupin B dhe janë ekipi i vetëm pa pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore