Tanët

Kosova fiton njohjen ndërkombëtare me anë të ekipit të xhudo-s në Lojërat Olimpike


“Pavarësisht bllokimit në arenën politike, ‘vendi ballkanik’ po e vendos veten në hartë përmes sportit”, shkruan mediumi prestigjioz ‘Politico’, duke iu referuar Kosovës.

Pavarësisht problemeve të vështira në rajon, Kosova ka fituar vëmendje në ditët e fundit për kampionët e saj të xhudos në Lojërat Olimpike të Tokios, shkruan mediumi amerikan.

Më tej, “Politico” iu referohet medalisteve të arta, Nora Gjakovës dhe Distria Krasniqit, se kanë bërë një punë të madhe për një shtet të bogël si Kosova në qendër të vëmendjes ndërkombëtare – dhe të ndihmojë në ndryshimin e reputacionit të saj.

Triumfet e kanë vënë Kosovën ndër vendet kryesore në Lojërat Olimpike të Tokios kur bëhet fjalë për medaljet e arta të fituara për kokë banori.

Pastaj, ky medium i referohet një tregimi për politikën e Kosovës “vendi që ka zhvilluar një fushatë shumëvjeçare për të fituar njohjen ndërkombëtare si një komb i pavarur-dhe përfundimisht të bashkohet me organizatat kryesore si OKB dhe BE.

Mediumi amerikan sheh anëtarësimin e Kosovës në BE si një perspektivë shumë të largët.

Sidoqoftë, ata shtuan se Kosova ka pasur shumë sukses, pasi hynë në organizatat kryesore sportive, në FIFA dhe UEFA dhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Politico theksuan se kampionët e Tokios po ndjekin hapat e Majlinda Kelmendit në Kosovë, pasi kjo e fundit kishte fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016” dhe ishte Kampionia e parë Botërore e Xhudos nga Kosova, pasi shpallën pavarësinë në vitin 2008.

Kelmendi filloi të konkurrojë në garat ndërkombëtarë rreth 10 vjet më parë, ku asaj donin të ia ndalonin pjesëmarrjen në gara për shkak të shtetësisë së saj.

Gjatë ndeshjeve në Lojërat Olimpike, Majlinda Kelmendi kishte dhënë një intervistë për Politico-n ku tha se asaj i refuzuan pjesëmarrjen në shumë gara për shkak të shtetësisë.

“Edhe kur isha kampion bote në vitin 2014, dhe të gjithë e dinin që isha kandidatja kryesor për medaljen e artë Olimpike, prapëseprapë më refuzuan pjesëmarrjen në kaq shumë gara. Ishte sfidë masive për ne që ata të lejojnë flamurin e Kosovës ose himnin”, ka thënë Majlinda Kelmendi.

Politico shpjegoi edhe historinë dhe vështirësitë që kishte Kosova gjatë luftës kundër Serbisë, dhe vështirësitë që Majlinda Kelmendi kishte sa herë që shkonte të garonte në gara ndërkombëtare.

“Sado që u përpoqa të qëndroj larg çështjeve politike dhe të përsëris se jam këtu vetëm për sportet, sfidat e vazhdueshme politike me të cilat ballafaqohet Kosova do të më shpërqendrojnë”, tha Kelmendi.

“Si unë ashtu edhe trajneri im duhej të ishim jashtëzakonisht të fortë,” shtoi ajo, duke iu referuar Driton Kukës, i cili e ka stërvitur që në moshë të re. “Sfidat me të cilat u përballëm na bënë më të fortë. Kjo tregon se sa këmbëngulës duhet të jenë kosovarët si komb”, përfundoi ajo.

Mediumi amerikan po ashtu tregon edhe vështirësitë që kishte Driton Kuka gjatë kohës së Jugosllavisë, dhe se si ai u largua nga ekipi për të u solidarizuar me shqiptarët e tjerë.

“Ai kishte folur se si kishte qenë konkurrent i xhudos në Jugosllavi dhe mori pjesë në garat ndërkombëtare. Megjithatë, pasi u zgjodh për ekipin olimpik jugosllav në 1992, ai u largua në shenjë solidariteti me shqiptarët etnikë që po përballeshin me izolimin në rritje në Kosovë”, kanë shkruar Politico.

Megjithatë, pasi përfundoi lufta me Serbinë, Kuka e ktheu ëndrrën e tij për të qenë kampion, në një dëshirë për të prodhuar kampionë.

“Të tre medalistët e artë të Kosovës ndajnë një qytet të lindjes, Pejën, dhe një trajner, Driton Kukën”, kanë shkruar Politico.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore