Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar, thotë Rama në OKB

Kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB
SHFLETO
Rajmonda Basha
27.09.2024 21:48
Loading Icons...

Kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama mbajti fjalën e tij në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në New York, duke theksuar rëndësinë e tolerancës dhe bashkëpunimit në kohët e vështira që po kalon bota.

Ai theksoi se Shqipëria dhe populli i saj ka treguar tolerancë dhe mikpritje.

“Perspektivat tona për një botë të drejtë të barabartë janë të mjegullta sot, kohë sfiduese. Kemi paguar çmimin, ky është një tjetër shans që e marrim në trysni për të bërë ndryshimin, ndërsa kohërat në të cilën jetojmë nuk mund të ishin më të zymta. Ne kishim për qëllim të përfaqësonim atë komunitet vendesh që qëndron së bashku. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerancë e besim. Toleranca kërkon të shkojmë përtej zonave tona të rehatisë, të tolerojmë me respekt, jo thjesht duke pranuar ndryshimet e tjetrit, por duke u angazhuar”, tha Rama.

Sipas tij, Ballkani Perëndimor është në një pozitë që ska qenë asnjëherë, por normalisht ka akoma punë për të bërë.

“Duhet të punojmë pa reshtur mes vetes sonë në rajon e me aleatët e partnerët tanë për t’u siguruar që kthimi në të shkuarën të jetë i paimagjinueshëm, Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm si shtet që qëndron në mes të Ballkanit Perëndimor. Çdo paralele e hequr mes Kosovës e zonave të pushtuara të Ukrainës kanë synim të hutojnë ata në këtë ndërtesë e në opinionin ndërkombëtar, por Kosova është tani pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar dhe aspirantë reale e komunitetit euroatlantik. Nuk mund të mbahet peng me justifikime të rreme, duke e nisur nga 5 shtetet e BE që nuk e njohin vendin e Kosovës me të drejtë në çdo organizatë e forum ndërkombëtar”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare foli edhe për çështjen e emigrantëve.

Kryeministri theksoi se Shqipëria u kthye në “strehën” e emigrantëve, duke shtuar se kjo tregon se mikpritja shqiptare është e lidhur me bindjen humanitare.

“Ju dhamë strehë disa mijëra refugjatëve iranianë. Paguam një çmim të madh për mikpritjen e tyre. Regjimit totalitar i Iranit u angazhua në një sulm kibernetik kundër Shqipërisë, por dështuan. Ne nuk u lëkundëm dhe nuk do të lëkundemi. Mikpritja jonë nuk është e lidhur me ndonjë qëndrim ndaj Iranit, por me bindjen tonë humaniste. Së fundmi i shtrimë dorën fqinjës, Italisë. Në vend që thjesht të flisnim u përpoqëm të vepronim, nuk qëndruam duarlidhur. Bëmë pjesën tonë”, tha Rama.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij, kryeministri shqiptar apeloi të ndalet lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Rusia duhet ta ndalë këtë luftë. Edhe ne duam paqe, duam që të kemi paqe mes Ukrainës dhe Rusisë sa më shpejt të jetë e mundur. Kërkojmë paqe të drejtë, dhe të mbështetur në kartën e Kombeve të Bashkuara, në të drejtën ndërkombëtare dhe në rezolutën e OKB. Shqipëria do të qëndrojë në krah të Ukrainës për aq kohë sa do jetë e nevojshme”.