Tanët

Kosova e nis mbarë, Distria Krasniqi fiton ndeshjen e saj


Distria Krasniqi ishte e para nga sportistët kosovar në Olimpiadën “Tokyo 2020” që e nisi garën e saj.

Ajo si e filloi si është më së miri me fitore garën në kategorinë deri 48 kilogramë.

Aty, ajo arriti ta mposhtë brazilianen Gabriela Chibana.

Ndaj saj fitoj me hedhje të bukur, për Ippon.

Distria tani është në çerekfinale të kategorisë së saj.

Ndeshja tjetër zhvillohet pas një ore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore