Përballje

Kosova dominon pjesën e parë kundër Irlandës Veriore, prinë me epërsi prej 2:1


Pjesa e parë e ndeshjes së tretë së Nations League për Kosovën përfundoi me fitoren e dardanëve me rezultat 2:1 kundër Irlandës Veriore.

45 minutat e para ishin plotësisht të dominuara nga Kosova, ku ata kishin mundësi të shumta shënimi por nuk i shfrytëzuan në maksimum.

Goli i parë u shënua nga pika e penalltisë, nga Vedat Muriqi në minutën e nëntë, ku ju dedikua numrit nëntë më të madh në histori të Kosovës, Fadil Vokrrit.

Më pas në minutën e 20-të Zymer Bytyqi shënoi për të dyfishuar epërsinë pas një krosimi brilant të Milot Rashicës.

Pak para përfundimit të pjesës së parë Irlanda Veriore ngushtoi epërsinë, me anë të Shayne Lavery, i cili shënoi në minutën e 45-të.

Pjesa e parë ishte e dominuar nga dardanët, dhe pritet që edhe pjesa e dytë të vazhdoi kështu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore