Shqipëria

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi


Komisioni nga Kosova dhe Komisioni nga Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë dhe ata të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi të premten e 11 marsit.

Kjo marrëveshje ka të bëjë me thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy komisioneve.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje është shprehur i lumtur, duke bërë të ditur se do të intensifikohen edhe dy marrëveshje bashkëpunimi në fusha të tjera.

“Unë sot në emër të komisioni pata kënaqësinë të pres kryetaren e komisionit në kuadër të një vizite ndërinstitucionale. Sot nënshkruam memorandum që përcakton bashkëpunimin ndërmjet dy komisioneve”, ka thënë Rrustemi.

Ndërsa, kryetarja e kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore në Shqipëri, Klotilta Pushka, konsideroi se me këtë marrëveshje konkretizohen të gjitha diskutimet mes Kosovës dhe Shqipërisë për bashkëpunim.

“Është kënaqësi të komisionit të ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë që jemi në vizitë punë. Sot për më pak se 4 javë ne konkretizojmë gjithë diskutimet tona për bashkëpunim që lidhin çështjen e marrëveshjeve anë e mbanë kufirit”.

Ndryshe, më 22 tetor, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë si dhe Enti Rregullator i Energjisë së Shqipërisë (ERE), dhe operatorët e sistemeve të transmetimit të Shqipërisë  dhe Kosovës (OST dhe KOSTT), kanë nënshkruar, Marrëveshja Kornizë të bashkëpunimit të tregjeve të energjisë elektrike.

Nënshkrimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Shqipërisë per bashkëpunimit të tregjeve të energjisë elektrike.

Në njoftimin e ZRRE, thuhet se bashkimi i tregjeve të energjisë elektrike do të kontribuojë në zgjerimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike dhe rritjen e konkurrencë në tregjet e energjisë elektrike.

“Ky bashkëpunim do të përforcojë shfrytëzimin më efikas të interkoneksioneve të përbashkëta ndërkufitare përmes metodave objektive, të bazuara në treg jo-diskriminuese dhe transparente”.

Po ashtu, përmes këtij bashkëpunimi synohet të ofrohet hyrja korrekte dhe jo-diskriminuese në tregun e ditës në avancë dhe brenda ditës duke nxitur efiçiencë të përfitimeve në të dy tregjet e energjisë elektrike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore