Kosova

Kosnett: Ushtarët amerikanë, nuk kanë vdekur për krijimin e një Serbie apo Shqipërie të Madhe


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka deklaruar se ushtarët amerikanë nuk kanë luftuar, as nuk kanë vdekur për të krijuar Serbinë e Madhe apo Shqipërinë e Madhe, në rajonin e Ballkanit.

Sipas Kosnett-it, Kushtetuta e Kosovës, specifikon një shoqëri multi-etnike me liri fetare për të gjithë. Kosnett, deklaron se edhe SHBA-ja është një vend multi-etnik, dhe ka rreth 250 vjet që po lufton për ndërtimin e një shoqërie të barabartë përpara ligjit.

Mijëra ushtarë amerikanë kanë shërbyer në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) dhe në Forcat e Kosovës (KFOR). Ku, kanë realizuar operacione në mbështetje të paqes në Kosovë, dhe në luftën Kosovë-Serbi.

Kosnett, tha se bisedimet e një Shqipërie të Madhe ose e një Serbie të Madhe në Ballkan, do të ishte një dështim i politikanëve kosovar.

Kjo deklaratë e Kosnett-it, erdhi pasi disa politikanë, kanë shprehur interesin për bashkimin Kosovë-Shqipëri.

Ai, kritikoi kandidatin për president të Kosovës, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e  Kosovës, Ramush Haradinaj. Ky i fundit, një javë më parë ka deklaruar se Kosova do të bëjë një referendum, përsa i përket bashkimit të saj më Shqipërinë.

Haradinaj, u shpreh se nëse Serbia do e njohë Kosovën, si shtet të pavarur, atëherë referendumi për bashkimin me Shqipërinë nuk do të ndodhë.

Ai akuzoi Bashkimin Evropian (BE), se po nxit dy vendet për bashkim.

“Ne nuk do të pranojmë të ngelim në një konflikt të ngrirë apo të ndahemi, por ne do të bëjmë një referendum për bashkimin me Shqipërinë. Mos harroni se. Jo sepse ne e duam atë. Por sepse ne i kemi thënë Perëndimit për 20 vitet e fundit që ne favorizojmë një Kosovë Euro-Atlantike, një pjesë të BE-së, NATO-s dhe një vendi anëtar të OKB-së”.

Po ashtu, edhe Lëvizja Vetëvendosja, e Albin Kurtit, në qendër të politikës së saj ka bashkimin Shqipëri-Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore