Sport

Kortezhet e ultras-ve nisen drejt stadiumit


Dy kortezhe të ndryshme të organizuara janë nisur drejt stadiumit njëkohësisht.

Tifozët ultras të Feyenoord-it janë nisur nga Pedonalja e Tiranës në drejtim të Sheshit Skënderbej.

Ata shoqërohen nga forcat e rendit të cilat janë rreth 1 mijë në organizimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së finales.

Ndërsa tifo-grupi i ultras-ve të Roma-s ka pasur një itinerar më të shkurtër nga Liqeni i Tiranës drejt pjesës jugore të “Arenës Kombëtare”.

Të gjithë spektaklin e shëmtuar të dhuruar gjatë 24 majit, shpresojmë që të kthehet në një manifestim emocionues sportiv nga dy ekipe dhe tifozeri të traditës në Evropë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore